A e do Berisha Armina Mevlanin?

0
334
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha ka folur për jetën luksoze që bën e dashura e të birit të tij, Armina Mevlani. E pyetur nga Baton Haxhiu nëse fjalimet e tij në parlament për varfërinë dhe mjerimin përputhen me jetën, fotot, pushimet luksoze dhe postimet në rrjetet sociale të Arminës, Berisha është detyruar të dredhojë. Ai i ka anashkaluar karshillëkun nga udhëtimet në parajsat turistike të Arminës dhe Zenit dhe e ka parë atë vetëm në kuadër të punës si blogere. “Unë nuk mund ta ndaloj Arminën të ketë Instragram” – ka thënë Berisha duke shtuar se fotot që ajo bën publike i ka në kuadër të porosisë që i bëjnë firmat e modës. “Ajo është një partnere e djalit tim, por nëse gjykohet tjetri për reklamat që u bën firmave ajo atë profesion ka. Kaq. Dua të them një gjë. E shoh një ditë në një reviste që reklamonte një aksesor për 8 mijë euro ai kushtonte vetëm 87 euro, por si bloggere ajo reklamon kundrejt pagesës. Nuk janë të sajtë, duhet kuptuar kjo. Çfarë është e kushtueshme reklamohet në blogun e saj dhe kthehet” – tha Berisha. Por pavarësisht nga mbrojtja e pjesshme që i ka bërë asaj që e ka etiketuar si “partnerja e tim biri”,Berisha ka pohuar se ai do të qe kundër nëse ajo dhe i biri do të bënin një jetë ekzuberante. “A e pëlqej unë? Ajo është një blogere. Unë nuk mund të them tani se nuk duhet të ketë Instagram. Ajo reklamon rroba nga firmat për tu reklamuar. Mua më intereson e vërteta. Nëse do të ishte një prezantim në ekzuberancë nuk do ta pëlqeja, por nëse bën reklamën dhe me këtë siguron të ardhurat mujore, kjo më duket mua shumë normale – tha Berisha.

Zjarr Tv Ad