A e njeh Berisha-Bashën si deputet të PD-së? Ish-kryeministri: Nëse ai tregon se paratë e marra nuk kanë burim rus…

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar bisedimet mes deputetëve të “Rithemelimit” dhe grupit të Alibeajt për zgjedhjet lokale. Berisha tha se nga bisedimet nuk përjashton asnjë deputet të PD-së.

Por kur është pyetur nëse e konsideron deputet të PD-së edhe Lulzim Bashën, Berisha tha se ish-kryetari i demokratëve ka një aferë të hapur, për çështjen e financimeve ruse.

Berisha nuk e qartësoi nëse do të jetë i hapur në bashkëpunim me Bashën, por tha se ish-kryetari duhet të faktojë se paratë që ka marrë, nuk kanë burim rus.

Berisha: Ata janë deputetë të PD-së. Nuk janë një forcë tjetër politike. Bisedimet do qartësojnë çdo aspekt. Unë nuk paragjykoj asnjë gjë.

Pyetje: Mund të kërkoni tërheqjen e padisë?

Berisha: Hapat që ata kanë bërë, për mendimin tim, janë plotësisht të pranueshme. Dhe ne kemi qenë dhe jemi të hapur pa kushte. Po filluam me kushte, nuk ka marrëveshje.

Pyetje: Ka një ndryshim në qëndrimin tuaj ndaj Alibeajt?

Berisha: Sigurisht që jam i hapur ndaj tyre. Se kush i kontrollon, ata do i dëshmojnë në qëndrimin e tyre. Unë mendoj se deklaratat e tyre dhe dëshira e tyre për t’u bashkuar në një betejë, janë të gjithë anëtarë, deputetë të PD-së.

Pyetje: PD-ja zyrtare përfaqësohet nga zoti Alibeaj. Sigla i takon atyre. Si do zgjidhet ky ngërç?

Berisha: Gjykata ka një vendim. Vendimi i gjykatës është vendim gjykate. Unë nuk them se nuk ekzistojnë probleme. Fakti që ata ofrohen pa kushte, është një moment në të cilin vërtetë mund të realizohet një bashkim i të gjithë PD-së dhe të ecet drejt një fitore. Në negociatë i njoh si deputetë të PD-së. Për PD-në ata janë deputetë dhe anëtarë. Zoti Basha është padyshim, por rregulli me të, të jem i sinqertë, ai është i akuzuar për një aferë. Ai ka deklaurar prapa se kurrë nuk është e vërtetë. Kjo nuk i merret parasysh nëse ai nuk tregon dhe fakton se paratë i ka marrë nga X person që nuk ka lidhje me burimet ruse. Kemi të bëjmë me një moment tmerrësisht problematik. PD është një parti që ka punuar kundër interesave strategjike ruse.

Zjarr Tv Ad