Raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias me konkluzionet në lidhje me verifikimin e ligjshmërisë nga ana e presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës 30 qershor, do të publikohet më datën 11 tetor.
“Takimet ishin të frytshme. Morëm informacionet e nevojshme dhe kemi krijuar një ide për çështjen. Opinioni do jetë gati më 11 tetor”, -tha një prej përfaqësuesve të Venecias, Kaarlo Tuori.
Kujtojmë se pasi opozita vendosi që të mos hyjë në zgjedhje, Meta zhdekretoi 30 qershorin, duke caktuar si mundësi të dytë 13 tetorin. Por ky vendim solli reagime të ashpra mes palëve, ndërsa
maxhoranca ngriti Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Ky i fundit pohoi se vendimi në fjalë erdhi për të shmangur konfliktet që mund të çonin edhe në përplasje civile.