A është Alibeaj njeriu i Ramës? Aleksandër Çipa nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe bën paralajmërimin e fortë: PD po shkon drejt ndarjes së plotë!

0
3274
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Aleksandër Çipa shprehet se nuk sheh asgjë të re në PD përkundër ndarjes dhe thellimit të krizës.

“Nuk shikoj ndarje të grupit parlamentar, por mbetje në pozicione të njohura dhe strategji të grupit anti rithemelim, ku jo të gjithë bëhen pjesëmarrës dhe një pjesë tjetër mban asnjanësinë ose këqyrjen e lëvizjeve të Rithemelimit. Ditët e ardhshme mbledhjet e grupit parlamentar të PD do të jenë të ndarë dhe në një krizë më të thellë”, tha ai.

I pyetur drejtpërdrejt nëse Alibeaj është njeriu i Ramës, Çipa e mohon këtë me arsyetimin e karrierës politike.

“Alibeaj nuk është njeriu i Ramës dhe nuk ka si të jetë, se nuk ka perspektivë politike, ajo që po ndodh është për shkak të përplasjes në PD që ka formësuar një krizë”, tha Çipa.

Sipas tij beteja në PD është mes të vjetrës dhe përfaqësimeve të merituara.

“Mund të dalin kandidatura të tjera. Beteja mes të vjetrit dhe përfaqësimeve jo të stisura por të merituara në PD. Nëse nuk vijmë në qasjen për ndryshim themelues nuk mbyllet kriza e PD. Kjo është për t’u parë në ditët e afërta. Procesi po tejzgjatet”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad