A është në gjendje Shqipëria për të përballuar një mbyllje të dytë?

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

A duhet të mbyllet përsëri Shqipëria?

Nga informacionet e fundit që kemi marrë, ne dimë që shtetet me më shumë popullsi, kanë shkuar drejt izolimit, duke marrë masa shtrënguese për të parandaluar, korona*virusin.

Përmendim shtetin fqinj Greqinë, që ka kaluar drejt izolimit total të vendit, ndryshe nga qeveria italiane që ka marrë vendim për ta izoluar vendin, vetëm në disa qarqe.

Lidhur me të rejat e fundit që kemi marrë, Kosova futet në karantinë gjatë fundjavës. Po Shqipëria pse nuk po merr asnjë masë, për parandalimin  e vir*usit?? A kemi ne buxhet të majftueshëm, për ta përballuar edhe një mbyllje të dytë?

Ndoshta dhe kjo është arsyeja, sepse qeveria shqiptare, nuk po merr e këtë vendim, pasi buxheti që supozohet të disponojë për bizneset, për punonjësit në shtet apo privat dhe jo vetëm, nuk është i mjaftueshëm, pasi jemi të ndërgjegjshëm që po afrohen edhe zgjedhjet parlamentare.

Përmendim faktin që çështjet politike, kohët e fundit midis partive në Shqipëri, po marrin një rëndësi më të madhe, se sa kolapsi që po i ndodh shëndetësisë. Popullit po i krijohet frikë dhe mosbesim, tek qeveria shqiptare.

Zjarr Tv Ad