Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në deklaratën e parë për mediat pasi dh dorëheqjen nga posti i kryetarit. Basha deklaroi se PD duhet të kthehet në alternativ e shpresë për njerëzit.
Pyetje:
Pyetje: A është PD më e bashkuar si pretenduat pasi dhatë dorëheqjen?
Lulzim Basha: Ajo që dua të them është që unë po punoj e do punoj për një PD të bashkuar rreth vlerave që të jetë alternativë për njerëzit e që të jetë alternativë do të thotë të punojë për njerëzit të tejkalojë interesat personale për të cilat kam vendosur dhe të marr vendimin që jeni njohur të gjithë por jo të heqë dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.
PD duhet të kthehet në alternativë e shpresë për njerëzit. Unë do punoj përditë që PD të kthehet në alternative që s’mund të jetë në kundërthënie me aleatët tanë strategjikë.