A është përfshirë Bill Clinton dhe a ka negociata sekrete Kosovë-Serbi, flet ish-diplomati amerikan?

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dialogu për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe. Ndërkohë vazhdimisht është pretenduar se përveç takimeve zyrtare në Bruksel, janë duke u zhvilluar edhe bisedime sekrete.

Lidhur me këtë temë në një intervistë për ‘Danas’, ka folur ish-ambasadori amerikan, Camron Munter, teksa ka shpjeguar deklaratën e tij të bërë në televizionin N1 për ‘diplomaci të heshtur’.

Teksa ka folur për negociata sekrete, ka thënë nuk e di nëse ka diçka të tillë pasi që nuk është zyrtarë i shtetit, por thotë se është e nevojshme që të ketë diskutime ku njerëzit lirshëm mund të japin idetë e tyre.

“Kur shohim se ka një diplomaci të hapur, atëherë situata është e qetë. Por kur shohim se ka diçka sekrete, atëherë njerëzit ngacmohen sepse mendojnë që ka ndonjë lloj plani. Por unë nuk punoj për qeverinë, e as nuk e  di nëse ka ndonjë lloj plani sekret. Por unë e di se ka nevojë për “biseda të qeta’, ku njerëzit përpiqen që të vijnë në tryezë dhe të japin idetë”, është shprehur Munter, përcjell Express

Sipas tij diskutimi i heshtur do të mundësonte një eksplorim më të gjerë të ideve, të cilat më pas mund të konkretizohen në marrëveshje.

“Nëse i diskutojmë në heshtje idetë, mund të jetë më mirë për dy palët, por jo edhe për fqinjët . Diplomacia e heshtur lejon njerëzit që të ndërtojnë një besim, të eksplorojnë rreth ideve, dhe pastaj të kthejnë ato në një marrëveshje të vërtetë. Kjo është ajo që shpresoj”, ka sqaruar tutje Munter.

Në këtë intervistë Munter është pyetur edhe rreth asaj nëse ish-presidenti amerikan, Bill Clinton është i përfshirë në negociata, pas vendimit të Serbisë për t’i dhuruar 2 milionë dollarë fondacionit të tij.

“ Ka shumë njerëz, siç është edhe ish-Presidenti Clinton, që do të ishte një gjë ideale të përfshihej në bisedimet me Kosovën, por nuk di asgjë për diçka të tillë”, ka thënë Munter.

Zjarr Tv Ad