A është thirrur nga prokuroria e Tiranës për t’u marrë në pyetje? Ja si përgjigjet Basha

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mesditën e sotme, u publikua lajmi se ish kryeministri Sali Berisha së bashku me kreun e PD, Lulzim Basha janë thirru nga prokuroria e Tiranës për të dhënë dëshmitë e tyre lidhur me situatën e krijuar në selinë e PD-së në datën 8 janar.

Në një komunikim live, Basha mohoi të kishte pasur një njoftim të tillë nga prokuroria e Tiranës drejt këtij të fundit sa i përket dëshmisë për protestën e demokratëve të cilët mbushën masivisht oborrin e selisë blu.

Kreu i PD, Lulzim Basha: Deri në këtë moment që flasim nuk kam asnjë njoftim të tillë. Prokuroria dhe policia janë nën urdhër të Edi Ramës dhe ne e shikojmë qartë shenjën për të hequr theksin nga urdhëruesi dhe ushtruesi i dhunës.

Këtu humbësit ishin demokratët, Shqipëria ndërsa fitues ishte Berisha i cili mendon se me Edi Ramën mund të na dëmtojë.

Zjarr Tv Ad