A është Xhemi Shehu mes tyre? Salsano Rrapi zbulon emrat e prezantuesve të “Portokalli”-së

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Panoramaplus.al/ Disa ditë më parë u përfol se në programin e humorit “Portokalli” do të rikthehet pas dy vitesh largim, moderatorja Xhemi Shehu. Deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim nga ana e saj por thuhet se do të moderojë krahë Salsano Rrapit dhe Fjoralba Ponarit.

Lajmi është ‘konfirmuar’ dhe vetë Salsano i cili ka zbuluar gjithashtu dhe detaje nga ndryshimet që janë bërë për këtë sezon të ri në ‘Portokalli’. I ftuar në “Wake Up”, aktori u pyet se kush do të jenë moderatorët e spektaklit të humorit.

Prezantuesi konfirmoi emrin e tij dhe të Fjoralbës ndërsa shtuar se do të jetë dhe një person i tretë pranë tyre duke mos e zbuluar emrin.

“Tani unë nuk e di a ka dalë a s’ka dalë data, nuk e di nëse duhet ta them datën apo jo. Kemi filluar që në fillim të shtatorit, do të ketë shumë personazhe të reja edhe nga aktorë të vjetër, është bërë një strukturë e re. Sigurisht struktura e re ka bërë disa ndryshime edhe në strukturë dmth në sallë dhe në skenë.

Nuk ndryshon në thelb gjëja por ka gjëra të reja. Dancing do jetë të premten dhe Portokalli do jetë të dielën. Do moderohet nga mua, nga Fjoralba Ponari edhe një e tretë e cila nuk ka dalë akoma. Unë kam fatin e Blendit në treshe këtë sezon”- tha Salsano në lidhje me Portokallinë, ku foli edhe për angazhimin e tij në “Dancing With the Stars.

Kujtojmë se pas disa muajsh thashetheme, në tetor 2020 Xhemi Shehu konfirmoi largimin e bujshëm nga Portokalli.

“Shuuumë suksese skuadrës ‘Portokalli’ sonte, do të më mungojë shumë puna me ju e sidomos me ty Salsano Rrapi”, shkroi ajo krahas një video në Instagram ku shfaqet krah Salsano Rrapit, me të cilin ka miqësi edhe jashtë televizionit.

Ndërkohë, Xhemi Shehu pasi u betua se s’do punonte më në televizion, pasi do merrej me bizneset, u rikthye në ekran si një nga moderatoret e Festivalit të RTSH-së që u mbajt në fund të dhjetorit.

Ajo u rikthye në Top Channel me “Qesh mirë kush qesh i fundit” pas shkëputjes gati njëvjeçare, por emisioni zgjati vetëm disa javë.

Zjarr Tv Ad