Flamur Noka mohon që Gazment Bardhi të ketë kërkuar bashkëpunim për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Noka i hodhi poshtë këto zëra, megjithëse deklaroi derën e hapur dhe dorën e shtrirë për këdo që është kundër Edi Ramës.
“Procesi nuk ka nisur dhe nuk flitet për përjashtim. Partia Demokratike është e hapur. Jo vetëm në këtë proces, por e hapur vazhdimisht që nga dita që në krye të saj është zgjedhur Sali Berisha. Jeni dëshmitarë të thirrjeve të vazhdueshme që kemi bërë që nga data 7 mars e vitit te kaluar. Thirrjet kanë qenë të bashkohemi. Dera ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapur. Dora ka qenë e shtrirë dhe do të vazhdojë të jetë për çdo demokrat dhe deputet që ka si qëllim luftën me regjimin.
A ka pasur negociata? Nuk ka çfarë negociatash mund të thuhet. Ne kemi thënë kushdo të kandidojë mjafton të jetë kundër këtij regjimi.]
Zoti bardhi nuk ka kërkuar për asgjë. Ajo që mund tu them nuk ka nevojë të kërkojë askush dera është e hapur. Ne primaret nuk i zhvillojmë vetëm për atë që duan Flamur Nokën. Çdo deputet në rast se ka një ide është i mirëpritur”, tha ai.
Por a firmos Gazment Bardhi për pagat e administratës së selisë blu? Noka nuk dha një përgjigje konkrete, ndërkohë që Bardhi njihet ende zyrtarisht si Sekretar i Përgjithshëm i PD. Lidhur me këtë ngërç në PD, demokrati bëri sërish fajtor Edi Ramën, që sipas tij ka marrë peng logon dhe vulën e vjetër.
“Unë mund të pretendoj sot them të them jam princi i Uellsit. Po kush jam unë? A më njeh Uellsi për princ. Demokratët kë njohin?
Ju do më kërkoni llogari mua pse Rama ka marrë peng vulën dhe logon e vjetër të PD. Unë ju jap përgjigje. Ramës i intereson të mbajë peng vulën, t’i fryjë zjarrit. Përgjigjen më mirë mund t’ja japin demokratët”, tha ai. g.v/abcnews.al