A i ndoqën primaret e Berishës, dhe a i tremben përballjes me kandidatët e tij? Taulant Balla përgjigjet ‘personalisht’

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është pyetur nga gazetarët në lidhje me primaret që u mbajtën në PD nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gazetarët e pyetën Ballën nëse edhe PS do të nisë aplikimin e zgjedhjes së kandidatëve përmes primareve, dhe nëse i tremben kandidatëve të Berishës që do të jenë pjesë e garës.

Balla preferoi që të jepte një koment personal në lidhje me pyetjen, duke thënë se personat non grata dhe kandidatët e zgjedhur prej tyre, do të vijojnë të mbeten non grata.

“Tani këtu do të përgjigjem personalisht, non grata mbetet non grata, dhe produktet që vijnë nga non grata, janë non grata”, u shpreh Balla.

Zjarr Tv Ad