Taulant Balla: Kemi qenë në këtë korridor të Kuvendit të Shqipërisë më pak se 4 vite më parë, kur zoti Basha lëshoi një akuzë që u provua nga gjykata e shkallës së parë si e pavërtetë dhe Basha u dënua penalisht për akuzë të pavërtetë. Thonë që e vërteta vonon, por nuk harron dhe sot jemi në kushtet kur historia është zbardhur dhe akuzuesi është në kushtet e një të dyshuari nga prokurorët belgë.
Historia 30 vjecare e kultivuar nga Saliu që hidhte akuza të pavërteta ndaj kundërshtarit sot po merr goditjen e duhur, Basha akuzonte si babai i tij politik Sali Berisha dhe sot Basha për leksionet e gabuara të Berishës do të paguajë kostot e gënjeshtrës.
Se ju e mbani mend që ishte gafa e radhës e Bashës 7×7 bëjnë 42 dhe unë qesha, ndaj ai lëshoi atë akuzën që lëshoi. Tani ka gjithë kohën në dispozicion dhe tu përgjigjet prokurorëve belg dhe shqiptarë meqë kishte kaq shumë informacion. Luli me dijeni apo padijeni dëmtoi një operacion policor që mund të çonte në arrestimin e shumë personave.
Se ca bën zoti Basha me pëllumbat që lëshon vetë, ëështë puna e tij. Është duke korrur atë që ka mbjellë vetë.