A ka hetime e fletë arreste për Tahirin, Dakon, Beqen, Sejdinin dhe dy ish-ministra të ish-qeverisë PD-LSI

0
2558
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tërmeti politik që shkaktoj policia italiane, e cila përgjonte prej katër vitesh bandat kriminale të krimit të organizuar të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë, por edhe ministrin e brendshëm shqiptar Saimir Tahiri, po çon drejt rënies së qeverisë Rama. Të paktën politikisht. PD dhe LSI paralajmëruan krijimin e një FRONTI OPOZITAR kundër krimit dhe Edi Ramës.

Saimir Tahiri i përgënjështroi akuzat, por u gjend i tradhtuar nga kryeministri Rama. Mësohet se hetimet po shtrihen nga përtej detit edhe për ish-ministrin Ilir Beqja dhe kryebashkiakët e Durrësit Vangjush Dako dhe kryebashkiakun e Elbasanit Qazim Sejdinin. Për disa prej tyre për korrupsion. Por kryesisht ato për lidhje me krimin e organizuar do të çojnë në arrestime VIP. Burimi brenda prokurorisë tha se priten masa ndaj Tahirit gjatë këtyre javëve. Mendohet se është firmosur fletë arresti për të. Pritet se kur do ta ekzekutojë ministri i brendshëm Fatmir Xhafa, ndonëse burimet të tjera tregojnë se kryeministri Rama po ushtron presion ndaj prokurorisë për të mos ekzekutuar vendimin. Ka informacione se Saimir Tahiri ka kërcënuar kryeministrin që nëse i ndodh gjë, duhet të mendohet mirë për të ardhmen e tij politike, e cila mund të rrënohet për çka di ish-ministri. Po kështu janë gati dosjet për Vangush Dakon dhe Qazim Sejdinin si dhe dy ish-ministra të qeverisë së Berisha2. Njeri është ish-ministër i PD-së, kurse tjetri nga radhët e LSI.

Vala e arrestimeve pritet të fillojë nga muaji nentor deri në prill 2018, një muaj para Samitit të BE në Bullgari, ku do të shikohet zbatimi i Vettingut dhe drejtësisë ndaj krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Në raport me arrestimet VIP dhe ndëshkimin e tyre do jetë hapja e negociatave për anëtar në BE.

Edi Rama po shet një nga një bashkëpunëtorët e tij. Pritet të ketë hetime dhe për ish-zv/kryeministrin Niko Peleshi, sepse Edi Rama i ka lenë disa VKM problematike të cilat janë firmosur nga Peleshi. Rama tashmë po shikon udhën e tij. Po i shet dhe ruan vetveten.

Arrestimet po vijnë, të bujshme, të bollshme dhe plot bereqet VIP-ash politikanë dhe shtetarë.

marre nga folshqip.al

Zjarr Tv Ad