Ish-kryetari i Himarës, Fredi Beleri i është përgjigjur pyetjes së moderatorit nëse ka pasur negociata nga ana e qeverisë që të dorëzonte mandatin dhe të lirohej nga burgu.
Sipas Belerit, kjo gjë ka ndodhur që në javën e parë në një takim me zyrtarë partnerë kryesorë, ku i është ofruar djalit ose vëllait të tij të zgjidhnin të bëhet kryetar njëri prej tyre dhe të japë dorëheqjen e të dalë nga burgu.
Pyetje: Në kohën që ju keni qënë në qeli, ka pasur negociata me ju që të dorëzoni mandatin dhe ju të liroheni?
Beleri: Javën e parë në takim me zyrtarë nga partnerët tanë kryesorë, vëllai im dhe djali im më thanë në tavolinë, zgjidhni të bëhet kryetar një nga ju të dy pasi atë nuk e lëmë, të japë dorëheqjen të dalë nga burgu. Nuk e kam pranuar. Të gjithë e dinë dhe në Athinë dhe në Tiranë. Gjatë këtyre 16 muajve kisha gjithmonë oferta për të dhënë dorëheqjen nga mandati me shkëmbim lirinë time.
Pyetje: Pra i është premtuar djalit tuaj dhe vëllait tuaj, njëri prej jush mund të bëhet kryetar bashkie…
Beleri: Me letër, javën e parë…
Pyetje: Si është e mundur që Edi Rama e paska personale vetëm me ju dhe jo me familjen tuaj.
“Edi Rama është e qartë se nuk do e linte bashkinë te PD te opozita, nuk e ka fare personale me mua. Ai ishte mashtrimi i radhës”, tha Beleri per Syri tv.