Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Majlinda Bregu dhe familja e saj, janë nisur me pushime jashtë vendit, e sigurisht kur viziton vendet më të bukura të Europës, nuk mund të ikësh pa shkrepur disa foto.
Mirëpo, Majlinda Bregun e ka zënë halli me të bijën. Mori pushimet nga puna, por detyrimet si një nënë nuk e lënë, edhe pse Kejda është e rritur. Do thoni ju çfarë mund t’i kërkojë një vajzë e rritur mamit? Foto, foto, foto!
“Jam me pushime nga puna, por nuk ka pushime si mama”, shkruan me të qeshur Majlinda, krah fotos ku shfaqet duke i bërë foto vajzës së saj.
Lajm i keq për të gjitha mamatë (megjithëse me siguri e dinit): Nuk do bini rehat nga fëmijët as kur të rriten.