A ka rrezik të përdoren armët bërthamore në konflikt? Ja si përgjigjet ish-komandanti Demiraj

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-komandanti i Forcave Speciale shqiptare, Dritan Demiraj nuk beson se bota do të shkojë në drejt përdorimit të armëve bërthamore, pas konfliktit Ukrainë-Rusi.

Sipas tij, përmendja e armëve bërthamore nga presidenti rus Vladimir Putin është pjesë e “luftës psikologjike”.

“Në gjykimin tim përfshirja e armëve bërthamore në këtë konflikt është pothuajse zero, është thuajse e pamundur. Pasi, përdorimi i tyre nga ana e Rusisë kundër një shteti tjetër nëse shteti është anëtar i NATO-s do të sjelli përgjigjen e duhur dhe dëmet do të jenë të jashtëzakonshme.

Është vetëm një luftë psikologjike që Putin po e bën në kontekstin e asaj që nuk po arrin objektivat strategjike në marrjen e qyteteve kryesore”, tha Demiraj në “Opinion”.

Zjarr Tv Ad