A ke koh që të marrësh pjes në maraton Lali Eri?

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lej Eri maratonomak dhe Arditët ende të pakallur/ I dashuri im adoleshent! Jeta eshte e bukur, rend e vrapo. Jetesa eshte kodrine, kaptoje. Kariera eshte e rendesishme, katapultoje. Sot shet fiq, neser gjendesh maje fikut. Sot enderron Dua Lipen, neser aktron si Lipe Shtogu. Enderro Borebardhen, projekto gjyshen e saj, syno vilen e saj, nderto Vilajetin tënd dhe dasmen do ta konfigurosh në  kala pashallaresh.Mos u step, të tjeret të kanë inat. Perpiqu të mesosh nga gabimet e moshatareve. Bje pershesh sheshin, festen mbi sy dhe beje diten nate per Doruntinin tend. Zbato rregullat e qarkullimit: respekto kalimtaret qe ecin mbi pentagram a vijat e kuqe. Mos harro, rend e vrapo sidomos në trotuaret mavi, aty eshte jeta. Ta duash jeten vetem ne asfalt dhe ta urresh e perbuzesh balten.

Të shohesh per_para, edhe nese kapton male, dengje, duna a pirgje me plehra. Plehrat te nxijne duart, por te zbardhin faqen. Behu njesh me plehrat se vetem keshtu do t’i hysh ne thelb punes që do bythe të forta. Mos u druaj se felliqesh, plehrat jane te riciklueshme. Riciklohu. Rilind me energji pozitive. Edhe ti mundesh. Kurre mos u dorezo dhe gjej shesh e bej pershesh. Ji punedor, aktor, veri gjoksoren punes dhe mos u kurse te shkosh per dhjame qeni. Kjo pune është mender e lavdi. Ajo edhe jeta nuk kane vlere nese nuk ben kurban diçka. Synimi eshte mison, behu misonar. Veteflijimi eshte emision, meso nga une.

Me duhet avokatoj nje spiçmen, Wolker-in: “Vdekja nuk është e frikshme! Vetëm mundohu të shmangësh vdekjen e ngadaltë, e cila ndodh kur dikush e gjen veten të shkëputur nga jeta e përditshme e të tjerëve”. Mos u shastis, varda e ne Sharre, atje te tjeret te presin krahehapur. Mos i degjo fjalet e sharlataneve. Rrufeja nuk bie dy here në Sharrë. He pra mo njisho, se po me pret principesha; mimika e saj me ben me dije se boll u zgjata. Kur menjanohet qaftë shte sinjal portokalli! Kur mblidhen buzet eshte kodi i kuq.

Me perndje thelbesisht i dashuruari im adoleshent! Kaq ishte shfaqja ime e paradites maratone. Me duhet te pushoj aktivisht; pasdite me duhet ta mbaj frymen te shfaqja me brezin e trete, me gishtin e trete te Kapitenit. Me duhet t’u deshmoj me duar e kembe, me ze e figure, me puthje duarsh e kembesh se jeta e tyre ka kuptim kur qendisin, ildisin, qepin a shqepin fustane dasmash a nuserie. Puth duar para kamerave e fshij hunde pas shpine. Azili lokal eshte Piari im, azilantet jashte vendit mbeten Piari i “Kapitenit” tim. Une jam 99-esh, ai ben 100-in. Une jam Lipja, ai eshte Beluli. Jemi si Coli me Lolin.

Njisho! Une po verdhoj. Princesha ime e kalter po u rendon takave sa majtas aq edhe djathtas.Te ka Lali xhan, te ka Eri shpirt, po te them nje llaf bugri. Jemi dakorduar te ma kontrolloje ne hollesi qasjen time publike: kur qendron drejt mbi te dyja takat lustrafinit, do te me thote se po i permbahem tekstit te rakorduar; kur e rendon kurmin mbi taken e djathte, atehere me le te kuptoj se po kepus bullshite; por nese rendon mbi taken e majte. atehere kjo do te thote: Mjaft me! Jepi zogu, jepi, mos ngurro! Kullandrise jeten! Rend e vrapo Sharre a Shishtufine. Te nesermen do t’i ve emrin tend nje rrugice ne kryeqyet. Neser, neser, vetem sot jo. Une ia mbaj premtimit tim, ti mbaj premtimin tend. Varda! Rend e vrapo!

Zjarr Tv Ad