A mori fund shoqëria me Olta Gixharin pas eksperiencës në “BBVA”? Aktori i njohur i humorit rrëfehet si asnjëherë më parë dhe habit me deklaratat për ish-banoren

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në “Ftesë në 5”, aktori Rezart Veleshnja, foli për fëmijërinë e tij, adoleshencën, karrierën si aktor, por edhe historitë e lidhura me zemrën. Rezi tregoi se është lënduar disa herë kur vjen puna te marrëdhëniet e dashurisë dhe për këtë fajësoi veten.

“Unë qaj gabimet e mia”, u shpreh ai, ndërsa veçoi një rast kur kishte hedhur në det unazën dhuratë për ish-të dashurën që kushtonte plot 8 mijë dollarë.

I pyetur për raportin e miqësisë me Olta Gixharin, me të cilën njihet prej vitesh, ai tha se ajo ëhstë një person me zemër të madhe.

“Olta ka qenë një fëmijë shumë i lumtur, është një gocë me zemër shumë të madhe dhe ka një familje shumë të mirë”, tha ai.

Ai komentoi një foto shkrepur nga koha e akademisë së arteve kur ndanin një kurs.

Rezi pohoi se sot e kësaj dite gëzon raporte të mira me të dhe një pjesë tjetër të shokëve të kursit.

Zjarr Tv Ad