A mund të jetë kanceri sëmundje ngjitëse?

0
626
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është bërë një zbulim për qelizat kancerogjene – edhe pse është menduar që është shumë e rrallë – sa i përket transmetimin të tyre në organizma të tjerë.

Qelizat kancerogjene ngjitëse janë shumë të shpërndara në det, dhe transmetohen në mes të kafshëve të ndryshme, madje edhe specieve të ndryshme.

Këto studime paraqesin mundësinë që kjo sëmundje të bëhet ngjitëse edhe tek njerëzit.

Shkencëtarët planifikojnë që të studiojnë proceset gjenetike që mundësojnë transferimin e tumoreve nga një krijesë në tjetrën, gjë që mund të hedh dritë mbi mundësitë e shpërndarjes së kancerit tek njerëzit.

Një nga pyetjet themelore është se a kanë qenë prezent për mijëra vjet apo janë fenomen i ri? Në qoftë se janë fenomen i ri, çka ka shtyrë zhvillimin e tyre?

Kjo sëmundje tek njerëzit mund të transmetohet përmes nënës tek fëmija në mitër, binjakeve që ndajnë të njëjtën mitër apo pas transplantit të ndonjë organi.

“Në të tria rastet transmetimi është i mundur përmes rrugëve të gjakut për qelizat kancerogjene dhe sistemit imunitar të komprometuar, transmeton klan kosova. Sa i përket gjetjeve për shpërndarjen e kësaj sëmundje në mes të butakeve në det, publiku nuk duhet të alarmohet ngaqë këto procese nuk janë të njëjta me ato tek njerëzit” ka thënë profesori Greaves, drejtor tek Qendra për Evolucion dhe Kancer në Institutin për Studime të Kancerit në Londër.

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Ad