A mundet që Komisioni i Venecias të shpallë të pavlefshme zgjedhjet lokale të vitit 2019?
Avokati Spartak Ngjela :
Nëse Komisioni i Venecias drejtohet nga katundarë shqiptarë nuk e di se cfarë ndodh.
Përsa i përket zgjedhjeve, ishin apo nuk ishin normale dhe anulimin e tyre, Komisioni i Venecias nuk mund të mbajë dot përgjegjësi se thotë më tregoni ligjin që kanë shkelur. Madje nuk tregojnë asnjë nen kushtetues që është shkelur.
Shiko cfarë bëhet, kanë humbur zgjedhjet, nuk pranojnë zgjedhjet sepse janë shkelur. Gjykata thotë më thoni nenin që kanë shkelur, këta flasin përralla.
Ata thonë se nuk ka marrë pjesë opozita dhe po të shkojë kjo si fakt i parë, Komisioni i Venecias do të habitet se thotë si ka mundësi që nuk e kanë lejuar. Këta menduan se do të krijonin kryengritje, nuk sollën as përshtjellim por e lanë popullin pa asnjë lloj pushteti./Fax News