A po spekulon ambasadori i BE? PD: Nuk nxisim dhunë në protestat tona

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyrtarët europianë, në mënyrë të përsëritur kanë shprehur këto ditë qëndrime në të cilat thonë se opozita po nxit ushtrim dhune në protestat e saj. duke e marrë të mirëqenë këtë pretendim, ata i bëjnë thirrje krerëve politikë të opozitës që të mos nxisin dhunë.

Edhe sot, u bë një tjetër deklaratë, nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Duke folur nga Shkodra, ai tha se sipas tij, opozita po nxit dhunë te protestuesit.

Soreca e mori të mirëqenë këtë, kur tha edhe se kërkon që t’i jepet fund “nxitjes së dhunës”:

“Nxitja për dhunë është e pafalshme dhe ne presim që protestat në vijim të jenë pa nxitje dhune. Situata është e paprecedentë, kemi folur me te dyja palët. Jemi takuar me qeverinë si dhe opozitën. Opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo është për të ardhur keq. Ja kemi thënë disa herë këtë gjë, por pa sukses. Kjo ndikon në integrimin e Shqipërisë”, – u shpreh Soreca.

Kjo deklaratë e sotmja është përballur sërish me heshtje nga lideri i opozitës Lulzim Basha. Ai në mënyrë të përsëritur thotë se nuk i komenton deklaratat e ndërkombëtarëve.

Nisur nga fakti që po spekulohet duke u “shitur” si fakt i mirëqenë se opozita po nxit dhunë, “lidershipi i PD po injoron deklarata të tilla pavarësisht se kush i thotë”.

Zjarr Tv Ad