A rrezikohet Ballkani nga lufta? Ben Andoni jep përgjigjen e prerë dhe zbulon lëvizjen që ka filluar të bëjë Bullgaria

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe analisti i njohur Ben Andoni ka analizuar situatën në Ukrain, në emisionin ‘Shqip’, situatën që ka krijuar në Ballkan agresioni rus në Ukrainë dhe shanset që Rusia mund të destabilizojë Ballkanin. Andoni shprehet se rreziku nuk ekziston, por Bullgaria ka nisur pastrimin e bunkerëve dhe fortifikimeve.

Deklarata e Andonit:

Ka një problem për vendet që janë me afër Rusisë pasi kanë filluar të merren seriozisht me ripastrimin e bunkerëve. Bullgaria për shembull, bullgarët kanë filluar t’i pastrojnë të gjitha fortifikimet luftës së dytë botërore dhe ato që kanë bërë në kohën e komunizmit, bunkerat dhe vendstrehimet.

Çdo apartament janë të llogaritura që duhet të kenë vendstrehimet. Kjo gjë po ndodh në Bullgari. Ata janë më afër teatrit të luftës, por gjithsesi ti duhet të jesh i përgatitur.”, u shpreh Ben Andoni.

Zjarr Tv Ad