A synon Bashkinë e Tiranës? Flet Manastirliu: Sytë e mi janë drejt së ardhmes, Partia Socialiste si Barcelona…

0
358
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në zgjedhjet lokale të vitit 2019-të, emri i Ogerta Manastirliut, qarkulloi si kandidate potenciale për të drejtuar Bashkinë e Tiranës. Ministrja Manastirliu u pyet nga drejtuesi i emisionit “Log” Endri Xhafo, nëse kur të mbarojë funksionet si Ministre, a do të donte të drejtonte Bashkinë më të madhe në vend? “Unë jam pjesë e skuadrës së PS-së dhe dua, që meqë i riktheheni diçkaje të shkuar, sytë e mi dhe të gjithë skuadrës sonë janë drejt së ardhmes dhe për të punuar.

Është një diskutim që e kuptoj që është interesante t’u rikthehesh ngjarjeve të së shkuarës, por unë po ju them se ajo çfarë ne jemi duke bërë si skuadrës drejtuar edhe nga drejtuesi politik i Tiranës, Erion Veliaj jemi duke punuar për të vijuar projektin e madh të Shqipërisë që duam. Dhe çfarë jemi duke bërë sot, jemi duke menaxhuar një pandemi, duke vijuar vaksinimin për të na shpëtuar nga një e keqe e madhe” shprehet ajo.

Ministrja kishte një koment edhe për listën e kandidatëve për deputetë. “Ne jemi si një skuadër që luan atë futbollin total, të Barcelonës, të gjithë në mbrojtje të gjithë, pavarësisht ku jemi në radhë dhe vijë, ne jemi duke punuar për një qëllim të përbashkët, Shqipërinë e së ardhmes” kështu shprehet Ministrja Ogerta Manastirliu.

 

Zjarr Tv Ad