Mbrëmjen e djeshme, gazetari Artan Hoxha, është rrëfyer për jetën e tij dhe për profesionin si gazetar investigativ.
Hoxha është pyetur nga gazetari Olsi Bylyku, në emisionin e tij “online”, nëse e ka joshur ndonjë femër që ka qenë duke e ndjekur dhe ka kërkuar t’i mbyllë gojën me mënyra të tjera.
I vënë në siklet, Hoxha tregoi këshillën e një shoku dhe deklaroi s’e nëse i afrohet një femër që ai nuk është duke e kërkuar, dikush mund t’ja ketë sjellë atij me keqdashje.
“Një mik dikur më ka dhënë dy këshilla, mbaj gjithmonë me vete një palë tuta sportive dhe një paruke për maskim dhe e dyta nëse të afrohet një femër që nuk je ti duke e kërkuar por ajo, dihet se dikush ta ka futur. Një periudhë kur shikonte ndonjë femër në sy ktheja kokën dhe thoja kush mund të ma ketë sjellë mua këtë”, kështu u shpreh ai.