A u hapen kasafortat?

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga YLLI DYLGJERI

A u hapen kasafortat?

Dje ne mbremje dhe sot u “hapen kasafortat”. Kasaforta e pare u hap mbreme me ne fund pas nje mbyllje te gjate pos zgjedhore te aleateve. Pas akuzave fallco ne Top te Gaz Bardhit qe po ja kalon me humor keto nete edhe Gaz Pajes duke deklaruar se: “PD i ka ofruar 15 deputete ne listat e saj LSI” ishte zoti Petrit Vasili qe e pergenjeshtroje me kurajo dhe argumente kete genjeshter te panevojshme, per tu ngjitur deri te Kryetarja e LSI Kryemadhi qe i vuri vulen perfundimtare akuzave te PD, duke nxjerre dhe genjeshtra te tjera: Mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor, i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij! Me tej kasafarta tjeter u hap ne zemer te PD.

Kryetari i Kuvendareve Edi Paloka hapi dokumentacionin per median dhe publikun ku publikoi emrat dhe firmat e iniciatoreve te Kuvendit te 11 Dhjetorit: “Janë 4200 të dorëzuar atë ditë që u bënë publike. Kanë ardhur dhe formularë të tjerë, janë formularë të plotësuar nga delegatët, që janë delegatë të Kuvendit të PD-së të përcaktuar siç i përcakton statuti. Janë të gjitha të dhënat, emër, mbiemër, emri i babës, numri i kartës dhe funksioni në parti që i bën delegatë. Mund ti verifikoni”, tha Paloka për gazetarët nga zyra e tij në PD.

Gjithesesi, keto lloj kasafortash pastrojne akuzat dhe perplasjet e dites. Kasafortat e verteta, me vlerat monetare ende nuk jane hapur. Kodi i tyre mbetet ne SPAK.

Zjarr Tv Ad