A u kurua Pëllumb Pipero në Itali? Flet mjeku: Ta sqaroj njëherë e mirë, shkova te vajza ime jo për t’u kuruar…

0
1268
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dilema nëse mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, shkoi në Itali për t’u kuruar, apo jo,  e sqaron gjatë një interviste televizive.

Pipero flet për abc neës, ku është shprehur se; ka qenë në Itali, por pasi u shërua dhe pasi bëri 3 tamponë të cilët rezultuan negativë.

Gjithashtu, ai tha se shkoi në shtetin fqinj, për të vizituar vajzën e tij që jeton atje dhe gjatë kohës së infektimit, kishte komunikuar me një kolegun e tij në Turqi.

Pipero: Atëherë se dua ta sqaroj njëherë e mirë këtë gjë. Unë dy javë pasi dola pozitiv bëra një tampon, gjithsej kam bërë tre tamponë dhe më dolën negativë. Pastaj shkova në Itali te vajza ime që jeton atje. Gjatë kohës që kam qenë i infektuar nuk kam komunikuar me mediat, vetëm me një kolegun tim mjek në Turqi për disa këshilla.

Zjarr Tv Ad