A u urdhëruan mësuesit që deri në shtator të jenë të gjithë të vaksinuar? Reagon Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar në rrjet një mesazh që i është dërguar në telefonat e mësuesve ku thuhet se brenda muajit shtator i gjithë stafi duhet të jetë i vaksinuar, ndërsa është kërkuar lista me emrat e arsimtarëve, që derimë tani kanë refuzuar marrjen e dozave.

Mirëpo, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar e mohon kategorikisht këtë mesazh. Në reagimin zyrtar thuhet se vaksinimi i mësuesve nuk është i detyrueshëm.

Drejtoria pretendon se ky është një keqinterpretim i kërkesës për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

Reagimi i plotë:

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar

Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

Në mesazhin dërguar mësuesve thuhej nder te tjera: “Në shtator 2021 i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës i institucioneve arsimore duhet të jetë i vaksinuar, brenda orës 12:00 të ditës së sotme na duhet lista me emrat e personave që nuk janë vaksinuar”.

Zjarr Tv Ad