A u vra në Rinas Admir Murataj? Gjykata i kërkon prova prokurorisë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

A ishte Admir Murataj ai që u vra pranë Rinasit më 9 prill, pak minuta pas grabitjes spektakolare brenda Aeroportit Kombëtar? Për të deklaruar këtë gjë me sa duket duhen prova të tjera. Gjykata për Krime të Rënda i dha kohë 2 javë prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt, procesi ndaj të cilit, nisi gjatë ditës së sotme.

Gjykata ka kërkuar prova që vërtetojnë vdekjen për të mbyllur procesin për akuzat e mëparshme ndaj Muratajt, në lidhje me grabitjet e ndodhura më parë.

Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqes edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës. Seanca e ardhës do të mbahet në 2 maj ora 9:00.

Kujtojmë se Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së qindra miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017. Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

Zjarr Tv Ad