A zhvilloi takim me PS për zgjedhjen e presidentit të ri? Ja ‘mesazhi’ i Alibeajt për deputetët e grupit të PD

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas lajmeve të publikuara në media se sot ka shkuar në tryezën e bisedimeve mes Partisë Demokratike dhe PS-së për zgjedhjen e presidentit të ri, ka reaguar kryetari i komanduar i PD-së Enkeled Alibeaj duke e mohuar një gjë të tillë.

Mësohet se në mesazhin e tij për deputetët e PD-së, Alibeaj deklaron se se për çdo çështje të axhendës parlamentare, apo organizative, gjithçka mbetet kompetencë e mbledhjes së grupit parlamentar.

“Të nderuar kolegë, të nxitur nga reagimet në media, të stisura mesa duket, ju sqaroj se nuk ka ndodhur ndonjë takim i imi, as imagjinuar as në titull persona as në emër të grupit me ndokënd për çështje negociatash për ndonjë çështje.

Siç edhe është organizuar veprimtaria e grupit parlamentar tonit, për çdo çështje të axhendës parlamentare, apo organizative, gjithçka mbetet kompetencë e mbledhjes së grupit parlamentar. Ky sqarim mbase i tepërt është për secilin prej jush nëse lexon apo pyetet për lajme të stisura. Ju uroj punë të mbarë në vazhdim”, shkruan Alibeaj.

Zjarr Tv Ad