Abazoviç: Mali i Zi është i gatshëm që të zgjerojë sanksionet kundër Rusisë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, njëherësh mandatari për Qeverinë e re, Dritan Abazoviç, ka biseduar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, lidhur me luftën në Ukrainë.

Sipas medieve malazeze Abazoviç ka thënë se shteti i tij qëndron me aleatët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe se është I gatshëm që të zgjerojë sanksionet ndaj Rusisë.

“Mali i Zi është i gatshëm të zgjerojë sanksionet në mënyrë që të ndjekë plotësisht politikën e jashtme të BE-së. Ne do të monitorojmë situatën me oligarkët rusë dhe do të ndërmarrim të gjitha masat në përputhje me ligjin nëse ata vijnë në Mal të Zi.

Në mënyrë që të ruhet stabiliteti dhe siguria e shtetit, ne po ndërmarrim veprime që kanë për qëllim të luftojnë ndikimin malinj në Mal të Zi, që më herët ka rezultuar me dëbimin e një diplomati rus nga Ministria për Punë të Jashtme”, ka deklaruar Abazoviç.

Zjarr Tv Ad