ABC mbyll një tjetër emisionin: Veting mbyllet një ditë para temës “Administrata, si elektorat”

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas ndryshimit të pronarve të ABC duket se dora e hekurt e pastrimit rilindas nuk po ndalet.
Pas ‘Log’, ‘Piranjat’, mbyllet edhe emsioni ‘Vetting’ në këtë media.
Lajmin për mbylljen e këtij emisioni e ka bërë publik në rrjetet sociale Luli Progni autori e programit “Vetting”.

Poastimi i plotë i Prognit:
Të dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se këtë të shtunë më 17 dhjetor, emisioni “Vetting” do të ndërpresë transmetimin në ABC.

Zgjodha të ndaj me ju linkun e emisionit të pare, i cili për rastësi u transmetua po më 17 dhjetor, të vitit 2019. Prej asaj kohe, emisioni ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik tema të rëndësishme si korrupsioni, krimi zgjedhor, papunësia, shpopullimi, varfëria, drejtësia dhe tema të tjera të aktualitetit.

Këtë të shtunë do të duhej të ishte në transmetim emisioni i radhës “Administrata, si elektorat”, një temë, që trajton presionin e politikës ndaj administratës publike për t’u rreshtuar si elektorat, apo për të votuar partinë e rradhës në pushtet.

Ndonëse gjatë tri viteve të transmetimit nuk ka qenë e thjeshtë, tashmë është e pamundur.
Shihemi së shpejti në një tjetër dritare komunikimi.

Zjarr Tv Ad