Abilekaj tregon prapaskenat e mbledhjes së KLP: “Yuri Kim i hoqi dy vota kandidatit të Ramës”

0
199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Enton Abilekaj ka folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK dhe “dramën” që u zhvillua në KLP, ku “zbarkoi” edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe më pas u zgjodh Altin Dumani, i konsideruar gjerësisht si i preferuari i ambasadës amerikane. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Abilekaj deklaroi se prania e Kim në mbledhjen e KLP, ktheu dy vota që cilat do ti shkonin kandidatit që mbështeste qeveria, Edvin Kondili.

“Ne e pranuam ta dorëzojmë sovranitetin kur futëm në kushtetutë ONM-në, disa të huaj që kontrollonin procesin e vettingut. Ne e bëmë një dorëzim sovraniteti. Ne i bëmë të gjtiëh këto masa për të krijuar një drejtësi sovrane nga politika.

Fakti që Kim vajti atje, do të thotë se kjo nuk është sovrane as nga politika dhe as nga ambasada.

Yuri Kim me këtë tha se institucioni që keni krijuar është i ndikueshëm. Prania e Yuri Kim ktheu dy vota që ishin për Kondilin. Prandaj Kim vajti njëherë te Rama dhe pastaj atje në KLP”, deklaroi Abilekaj. 

Zjarr Tv Ad