Abrija dhe Manja i vendosin spaletat drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve

0
1081
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paulin Rajta, mbajtës i gradës Drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit, është emëruar sot kreu i Policisë së Burgjeve. Ai ka një eksperiencë të gjatë në Polici dhe në detyra të tjera të rëndësishme, si drejtues në disa qarqe të vendit.

Sot, me propozim të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija, ministri Ulsi Manja e ka emëruar Paulin Rajtën në postin e drejtorit të Policisë së Burgjeve. Siç shihet dhe nga fotot, Abrija dhe Manja ja kanë vendosur vetë spaletat mbi supe drejtuesit të ri që do menaxhojë sigurinë në IEVP-t e vendit.
Njfotimi i Ministrisë së Drejtësisë, për Paulin Rajtën:

Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve z.Admir Abrija, ka emëruar sot në krye të Policisë së Burgjeve z. Paulin Rajta. Drejtues i Lartë, me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe në detyra të tjera të rëndësishme z.Rajta ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë dhe në Drejtësi, si dhe ka një sërë trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, që nga lufta kundër terrorizmit deri në marrëdhëniet me publikun.

Ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj. Ka kryer detyra të rëndësishme në Administratën Publike.

Së fundmi z. Rajta kryente detyrën e Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” Tiranë. Në të gjitha detyrat e ngarkuara, z.Rajta ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi në zbatimin e ligjit, luftën ndaj krimit dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Zjarr Tv Ad