Absurditeti i ‘non grata’ dhe ata që e kanë ‘kthyer’ timonin

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Hysni Gurra

Në fillim kur doli kjo non grata, mu duk absurde që në orët e para dhe kisha një pozicion kundër kësaj metode të poshtër për të goditur dikë e falur dikë tjetër, nëpërmjet ‘non grata’, si fermanet otomane qëmoti.

Nuk ma pranonte logjika dhe formimi, le të ishte kush të donte ai që e shpalli non grata-n.

Asokohe, ato orët e ditët e para, pati një si shok, dhe shumica ruheshin që mos mbanin pozicion.

Bile kishte nga ata që e quajtën Berishën të mbaruar politikisht, bile më thonin edhe mua, -ore ti ke lujt mendsh, Berisha mbaroi etj.

Po as kjo s’doshte të thoshte gjë për logjikën time.

Pasi unë besoj se drejtësi me metoda të poshtra nuk ka. Ato metoda mund të përmbushin shumëçka, por unë nuk mund ta radhis veten në radhën e idiotëve që ta quaj diçka normale.

Dhe mënyra si u godit Berisha qe e pa drejtë, jo demokratike dhe e shëmtuar.

Ja ku jemi sot, e patë vetë prapë.

Brutaliteti vazhdon, fakti që ne jemi popull barëngrënës është marrë i mirëqenë nga aleatët tanë që na duan fort.

p.s- Megjithatë, kjo e sotmja shërbeu edhe për të ndryshuar qëndrim këta që në fillim thonin, o budalla, mori fund Berisha, se është Amerika ajo, e bla bla bla, tani e kanë kthyer timonin shyqyr.

Zjarr Tv Ad