Përfshirja në programin e rindërtimit të Qendrës së Automjeteve të Ministrisë së Brendshme është parë si abuzive nga ana e KLSH. Institucioni në fjalë ka qenë i dëmtuar që përpara termetit të 26 nëntorit por është rikonstruktuar me paratë që duhet të jepeshin për të pastrehët. Komiteti i drejtuar nga Zv/kryeministri Ahmetaj, ishte në dijeni të shkeljes, por nuk veproi.
Arben Ahmetaj nuk ka reflektuar aspak mbi gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili konstatoi shkelje në procedurat për përfshirjen abuziv në programin e Rindërtimit të ndërtimit të Qendrës së Automjeteve të Ministrisë së Brendshme, me vlerë 2.2 milionë euro.
KLSH konstatoi se godina e Qendrës së Automjeteve, e njohur edhe si QSHAMT ishte amortizuar para tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe ajo nuk mund të përfshihej në procedurat e kufizuara të Rindërtimit.
Pas tërmetit të dy viteve më parë, Këshilli i Ministrave miratoi akte normative të posaçme, në të cilat lejonte procedura të kufizuara, pa garë të hapur dhe pa të drejtë ankimi, nën argumentin e emergjencës./SYRI