Abuzim? Të afërmit i hapin ‘GoFundMe’ Luizit, Shqiptarët dhurojnë qindra mijëra dollarë vetëm në pak orë

0
546
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Luiz Ejlli është banori më i spikatur në këtë edicion të Big Brother Vip. Ai ka arritur të rrëmbeje zemrat e mijëra shikuesve të cilët çdo ditë nuk ngurojnë të tregojnë mbështetjen e tyre për këngëtarin.





Luizi është kthyer në një fenomen dhe dhuratat e ardhura nga biznese për banorin janë të shumta.





Ndërkohë, së fundmi, një familjar i tij, kunati, Sokol Tahiri ka njoftuar se është hapur një Gofundme për të, i cili do të menaxhohet nga familjarët e Luizit.





“Mbas kërkesave të shumta dashamirëse që kemi marrë nga të gjithë fansat e Luizit kemi hapur këtë gofoundme për Luizin që menaxhohet nga në familjarët e tij.





Ky është i vetmi gofoundme për Luzin”, ka shkruar ai. Nuk dihet ende se me çfarë motivacioni është hapur ky “Gofundme”, apo mos ndoshta këngëtari është vërtet i sëmurë ashtu si dhe deklaroi më herët dhe paratë i duhen për t’u kuruar?





Kjo pistë nuk vlen pasi e pranoj dhe vetë shumë herë qindra herë që është shëndoshë e mirë. Por për cfarë duhen këto para atëherë?






Mesa duket dikush ka dashur të përfitojë nga situata dhe të fusë ndonjë lekë të mirë në xhep, sepse ndryshe s’ka shpjegim tjetër.





Zjarr Tv Ad