Abuzimet me të miturit, Papa: S’mjaftojnë dënimet me fjalë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bota për Papa Françeskun pret masa konkrete mbi frenimin e abuzimit të priftërinjve me të mitur, e jo vetëm dënime me fjalë. Gjatë samitit të zhvilluar në Vatikan, me në qendër skandalet që kanë tronditur nga themelet kishën katolike, Ati i Shenjtë tha se zëri i “të vegjëlve që kërkojnë drejtësi” duhet dëgjuar. “Njerëzit e shenjtë të Perëndisë shohin nga ne dhe presin që të merren masa konkrete dhe efikase. Kjo është një domosdoshmëri. I kërkoj shpirtit të shenjtë të na mbështesë në këto ditë të vështira, e të na ndihmojë ta transformojmë këtë të keqe në një mundësi për ndërgjegjësim dhe purifikim”, tha Papa. Detaje të abuzimeve seksuale kanë dalë në dritë në mbarë botën, e kisha është gjendur përballë akuzave për mbulim të krimeve. Ata që kanë vuajtur nga abuzime të tilla thonë se nevojiten protokolle të reja mbrojtjeje për minorenët. Papa 82-vjeçar është nën një presion të jashtëzakonshëm për të gjetur zgjidhje praktike ndaj krizës më të rëndë, në të cilën po kalon kisha e ditëve tona. Samiti i pashoq katërditor në Vatikan zhvillohet me praninë e krerëve të të gjitha konferencave kombëtare të peshkopëve, nga më shumë se 130 vende të globit.

 

Zjarr Tv Ad