Gjykata së Shkallës se Parë në Shkodër ka dhënë dënimet përkatëse për 14 të akuzuarit për abuzim me tenderat për rikonstruksionin e komisariatit të policisë në Malësinë e Madhe.
Mes të akuzuarve është edhe kryekomisari Saimir Rrustemi. Në 13 personat e dyshuar, 11 prej të cilëve punonjës policie, gjykata e Shkodrës zbuti masat e sigurisë ndaj tyre.
Për 9 prej tyre u caktua masa e sigurisë arrest shtëpie dhe për dy të tjerë detyrim paraqitje.
Ndërkaq pas daljes nga gjykata, kryekomisar Saimir Rrustemi u përshëndet me protestuesit pas vendimit të gjykatës së Shkodrës e cila e la me masën e sigurisë arrest shtëpie duke e zbutur masën e mëparshme arrest me burg. Ndërsa është shoqëruar me duartrokitje përpara gjykatës si dhe lot gëzimi nga protestuesit dhe kryekomisar Saimir Rrustemi.
Masat e sigurisë:
Saimir Rrustemi – arrest shtëpie
Luida Ujka – arrest shtëpie
Mustaf Ishmaku – arrest shtëpie
Xhavit Isufi – arrest shtëpie
Rudina Keqi – arrest shtëpie
Arsenida Hadri – detyrim paraqitje
Briland Mnela – detyrim paraqitje
Klement Tola – arrest shtëpie
Paulin Prendi – arrest shtëpie
Altion Basha – detyrim paraqitje
Armand Basha – arrest shtëpie
Rezart Prela – arrest shtëpie
Veronika Xhanaj – arrest shtëpie