Abuzimi me të miturën në Kavajë, gjykata le në burg 7 adoleshentët

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg 7 të arrestuarit, që akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 13 vjeç në qytetin e Kavajës, kundrejt presioneve dhe shantazheve që i bëheshin me një video intime.

Akuza që rëndon ndaj të rinjve është ajo e “abuzimit seksual me anë të shantazhit”, duke përdorur një video intime që kishte realizuar me partnerin e saj 13 vjeçarja. Denoncimi fillimisht u bë nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi policia nuk kishte bërë asnjë deklaratë zyrtare. Pavarësisht arrestimit të të rinjve, deri tani nuk ka pasur asnjë procedim në radhët e drejtuesve të shkollës, apo të zyrës arsimore në Kavajë, institucionet që heshtën edhe pse kishin dijeni për ngjarjen e rëndë.

 

 

Zjarr Tv Ad