Policia e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për 14 të ndaluarit në lidhje me rikonstruksionin e godinës së komisariatit të policisë në Malësinë e Madhe.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për 11 prej tyre, ku përfshihen ish shefi i rendit Saimir Rrustemi, së bashku me Luida Ujkan, Mustaf Ishmakun, Xhavit Isufin, Rudina Keqin, Klement Tolen, Paulin Prendin, Rrezert Prelën dhe Veronika Xhafajn.
Ndërsa Arsenida Hadri dhe Briland Mnela janë lënë në detyrim paraqitje.
Dyshohet se gjatë periudhës kohore 2020 deri në fund të vitit 2021, këta punonjës Policie dhe punonjës të administratës civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë kryer veprime favorizuese dhe fiktive, me qëllim favorizimin e subjekteve të caktuara për përfitimin e tenderave me vlera të vogla që janë zhvilluar nga kjo drejtori.
Punonjësit e Sektorit të Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë kryerjes së auditimit të procedurave të tenderimit për vitin 2020 dhe 2021 dyshohet gjithashtu se nuk kanë pasqyruar në mënyrë të qëllimshme shkeljet e kryera në lidhje me procedurat e prokurimeve kryer nga punonjësit përgjegjës të DVP Shkodër.