Abuzimi me tenderin 322 mln lekë të Ujësjellësit/ SPAK kërkon dënimin me 3.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e PS-së, Lefter Alla

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 3.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

Por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i ulet në 2.4 vite burg, si edhe dënim plotësues që për 5 vite te mos ushtroje asnjë funksion publik.

Për ish-nënkryetaren e Bashkisë, Enkeleda Lleshi kërkohet 3 vite burg me gjykim te shkurtuar 2 vite dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtroje asnjë funksion publik.

Për Rubin Kolën, 2 vite burg me gjykim te shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos te ushtroje asnjë funksion publik.

Lefter Alla akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Ai është marrë nën hetim së bashku me 10 zyrtarë të tjerë.

Sipas SPAK vlera e tenderit të Ujësjellësit per te cilen akuzohet Alla kap shumën e 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.

Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.

Zjarr Tv Ad