Abuzimi me tenderin, lirohen zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lirohen nga qelia dy zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, të akuzuar për abuzim me tenderin e byzylykëve. Aurel Lamçe dhe Arlind Alikaj janë lënë sot të lirë nga Gjykata e Tiranës, e cila ndryshoi masën nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”.

Ndryshimi i masës së sigurisë u bë me arsyetimin se dy zyrtarët nuk kanë rrezikshmëri apo rrezik ikje. Lamçe dhe Alikaj ishin mes 4 zyrtarëve të arrestuar dy ditë më parë, pas përfundimit të një hetimi nga ana e Prokurorisë së Tiranës.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal”, thuhej në njoftim.

Zjarr Tv Ad