Abuzoi me tenderat e Bashkisë Kamëz? Ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu paraqitet në SPAK

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Raportohet se deputeti demokrat është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Xhelal Mziu raportohet se ka dhënë shpjegime në kuadër të një hetimi për abuzim me tenderat gjatë kohës që drejtonte Bashkinë Kamëz.

Mziu ka qëndruar për tre mandate në krye të Bashkisë së Kamzës, nga viti 2007 deri në vitin 2019. Ai nuk kandidoi më për kryebashkiak për shkak se opozita bojkotoi zgjedhjet vendore.

Ndërsa kandidoi për deputet nën logon e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare në vitin 2021.

Zjarr Tv Ad