Abuzuan me 16-vjeçaren/ Gjykata lë në burg mësuesin dhe policin në Kosovë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mësuesi me inicialet Sh.Xh nga Drenasi i Kosovës, akuzohet se ka përdhunuar minoren 16-vjeçare  i është dhënë masa e paraburgimit për një muaj, për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e arsimtarit, si dhe nxitjen e akteve seksuale me premtimin e rremë për martesë. Gjithashtu në këtë ngjarje të rëndë ishte i përfshirë dhe një polic dhe një doktor. Zyrtari i policisë, tek i cili vajza kishte bërë denoncimin, por që në përfundim edhe ky i fundit  kishte abuzuar edhe ai me vajzën 16-vjeçare me inicialet A.G, ka nxjerrë me qindra protestues në rrugë, në Drenas dhe Prishtinë, që kanë bërë thiirje për drejtësi për rastin në fjalë. Gjykata ka caktuar masën 30 ditë burg edhe për policin i cili dyshohet se edhe ai ka abuzuar me të minuturën, kur vajza kishte vajtur për të denoncuar ngacmimet seksuale me mësuesin. Gjykata  e Prishtinës, gjithashtu ka vendosur të caktojë arrest shtëpiak ndaj gjinekologut F.A, për shkak të veprës penale “Ndërprerja e palejuar”.

 

Zjarr Tv Ad