Abuzuan me tenderin 322 mln lekë për Ujësjellësin/ SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Bulqizës dhe zyrtarët e tjerë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsioni ka dërguar për gjykim në GJKKO ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe zyrtarët e tjerë të akuzuar për abuzim me tendera.

Sipas SPAK, në përfundim të hetimeve është provuar se “gjatë zhvillimit të procedurës së prokurimit publik e llojit proçedurë e hapur zhvilluar në datë 30.04.2021 nga Autoriteti Kontraktor (AK) Bashkia Bulqize, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, për të cilën janë shpallur fitues operatorët ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, rezulton se janë kryer veprime nga nëpunës publikë të Bashkisë Bulqizë në kundërshtim me Ligjin Per Prokurimet Publike (LPP) dhe aktet nënligjore”.

Gjithashtu sipas Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion është e provuar se zyrtarët e Bashkisë Bulqize, Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Leonard Daçi dhe Erjon Isaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin për arsye të njohjeve apo lidhjeve me te hetuarin Rasim Daci, i cili është përfituesi “de jure” i tenderit dhe te hetuarin Aqif Konesha, i cili është përfitues “de facto” në tenderimet e kryera nga ana e Bashkisë Bulqize, i kanë privilegjuar ata.

Në njoftim thuhet se zyrtarët Bashkisë kanë krijuar avantazhe për këto dy subjekte si gjatë procedurës së prokurimit duke e shpallur fitues subjektin e Rasim Dacit pa përmbushur të gjitha kriteret e vendosura ne Dokumentet Standarte te Tenderit, por edhe gjate fazes së zbatimit të punimeve.

“Punimet janë kryer nga subjekti i shtetasit Aqif Konesha qe nuk eshte shpallur fitues në procedurën e tenderit ku ka konkuruar, pasi nuk plotesonte kriteret ligjore. Kjo me qëllimin e vetëm që të mos krijoheshin dyshime për lidhjet e të pandehurit Aqif Konesha me kryetarin e Bashkisë Bulqizë, të pandehurin Lefter Alla”, informon SPAK.

Gjate hetimit u provua se gjithashtu se nga subjekti i shpallur fitues ne kete procedure prokurimi ishin kryer pagesa monetare ne favor te te hetuarit Erion Isaku, qe kishte cilesinë e anëtarit te Komisionit te Prokurimit Publik në këtë procedurë.

Zjarr Tv Ad