Abuzuan seksualisht me 13 vjeçaren, Gjykata e Durrësit vendos për fatin e 7 adoleshentëve

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Durrësit ka vendosur për fatin e 7 adoleshentëve të arrestuar për abuzimin seksual ndaj 13 vjeçares nga Kavaja.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura e cila zgjati plot 2 orë e gjysëm, gjykata ka vendosur që të lërë në burg adoleshentët nën akuzën e dhunës seksuale ndaj të miturve.

Rrëfimi i babait të të miturës së përdhunuar

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që ka tronditur opinionin publik, ajo e abuzimit seksual të një të miture shqiptare nga Kavaja, e cila është dhunuar nga të paktën 7 adoleshentë në qytet.

Top Channel ka arritur të kontaktojë me babain e vajzës 13 vjeçare dhe ka rrëfyer të gjithë ngjarjen sipas pikëpamjes së tij.

“Babai na ka thënë se gjithçka ka nisur pasi vajza e tij hyri në marrëdhënie me një shokun e klasës. Ky i fundit, në pabesi e kishte xhiruar me anë të një shoku tjetër duke kryer marrëdhënie dhe, përmes kësaj videoje, ata e shantazhonin vajzën. Nëse ajo nuk i nënshtrohej marrëdhënies seksuale në grup me shokë të tjerë, ata do t’i publikonin videon për ta turpëruar në sytë e të gjithëve”, tha gazetarja Ristani, e cila pati kontakt me babain e minorenes.

Vajza ndodhet aktualisht në gjendje të qëndrueshme psikike, ndërsa i është nënshtruar edhe ekspertizës mjekoligjore, pas së cilës mjekët kanë dalë të tronditur. Por, babai thotë se tashmë po përgatitet ta largojë vajzën nga Kavaja, për t’i siguruar asaj një jetë më të mirë në një vend të Bashkimit Europian.

Çfarë rrëfyen në gjykatë 7 djemtë e arrestuar për ngjarjen

7 adoleshentët e arrestuar për abuzimin seksual mbi 13 vjeçaren e mitur nga Kavaja kanë dhënë këtë të hënë në sallën e gjyqit deklarimet e tyre mbi rastin që ka tronditur të gjithë opinionin publik.

Të 7 të rinjtë, 5 nga shkolla 9 vjeçare “Rilindja” dhe dy gjimnazistë, kanë pohuar se kanë abuzuar seksualisht me të miturën e cila shantazhohej prej tyre përmes një videoje intime të saj me të dashurin.

Në sallën e gjyqit në Durrës, të rinjtë kanë treguar se pas shantazhit e merrnin të miturën nëpër shtëpitë e tyre respektive dhe kryenin me të marrëdhënie seksuale. Adoleshentët e merrnin vajzën në kohë dhe ditë kur prindërit e tyre nuk ishin në shtëpi për shkak të punës.

Pas pranimit të krimeve të rënda të bëra ndaj të miturës, pritet që prokuroria të kërkojë burgosjen e 7 të ndaluarve, teksa në total personat e përfshirë në këtë akt të rëndë dhe të turpshëm kanë qenë plot 16 djem të rinj.

Kujtojmë se pak para nisjes së seancës  në Durrës, dhjetëra prindër të personave të përfshirë kanë ardhur për të ndjekur gjyqin. Madje njërës prej nënave të djemve të arrestuar i ka rënë të fikët në hyrje të Gjykatës.

Rasti i rëndë është shoqëruar po ashtu me momente tensioni, teksa disa familjarë i janë drejtuar me kërcënime gazetarëve, duke ju adresuar me fjalët “largohuni maskarenj”.

 

Zjarr Tv Ad