Acar! Sinoptikanët japin alarmin: Merrni masa

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke filluar nga dita e sotme, sinoptikanët kanë parashikuar një mot të keq të shoqëruar me erëra të forta dhe temperatura të ulëta në minus gradë celsius.
Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton në rrjetet sociale se nga moti i keq do të preken kryesisht deti Adriatik dhe Jon.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e mërkurë 2 Janar 2019, deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga erë e fortë dhe temperatura nën zero, kjo situatë do të vazhdojë për disa ditë! Ju lutemi gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari lundrimore të kenë kujdes dhe të marrin gjithë masat e duhura për të parandaluar incidente të mundshme që mund të vijnë si pasojë e motit të keq!”, sqaron Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Zjarr Tv Ad