Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputetja e PD, Flutura Açka ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në Kuvend dhe të shpjegojë akuzat e opozitës ndaj tij për çështjen e ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.
Nëpërmjet një reagimi në facebook, Açka shkruan se Rama duhet të bëjë një shpjegim absolut mbi këtë çështje.
“Edi Rama duhet të vijë të shpjegojë “virgjinitetin” e tij politik në çështjen e patronazhimit të McConigal, të një druri të shtrembër të FBI-së. Nuk i dilnin patronazhimet në Shqipëri, kishte oreks të madh.
Deri tani ka vite që krekoset në Parlament për bēmat e tij pro shqiptarëve, që e dorovitën me pushtet. Tani të shpjegohet në Parlament pse ua nxiu fytyrēn shqiptarëve. Donte pushtet absolut, duhet të bëjë shpjegim absolut”– shkruan Açka.