Ademi: E rëndë që të rinjtë janë të painteresuar për pushtetin vendor

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e cilësoi shumë të rëndë faktin që të rinjtë në moshë aktive janë të painformuar ose indiferentë se si votohet në zgjedhjet lokale.

Duke komentuar shifrat e Barometrit në Euronews Albania, Ademi tha se kjo tregon mungesën e shpresës tek të rinjtë.

“Kam marrë një perceptim të rëndë për dy pohime. Të rinjtë dhe në moshë aktive, është shumë e rëndë se ata janë në padije apo janë indiferentë, apo nuk kanë shpresë, apo që nuk e njohin pushtetin vendor si një pushtet që mund të na ndryshojë jetën, nuk shohin asnjë shpresë. Kjo ndodh se ata nuk mendojnë se do të angazhohen fare aty, nuk kanë shpresë. E dyta, 30 e ca vite kanë krijuar një praktikë në pushtetin vendor, por ende është i brishtë si pushtet. Ndaj e shohin zgjidhjen përmes qeverisë qendrore sesa pushtetit vendor”, tha Ademi.

Zjarr Tv Ad