Adhurimi i Ramës për serbët/ Ironia e Manjanit: Unë them që aeroportin e Rinasit ta quajmë Lepa Brena

0
4518
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ftesa për të performuar në festën e Birrës në Korcë të këngëtarit serb Goran Bregovic, që nxiste ushtarët serb për të kryer masakra ndaj popullsisë kosovare gjatë luftës së Kosovës, ka sjellë shumë polemika.

Bashkuar me marrëveshjen e “Open Ballkan” ku kryeministri Edi Rama vendosi të firmoste dokumentin, pa Kosovën të përfshirë, bëri që Ramën ta akuzonin për tradhëti kombëtare, sepse vendosi të bashpunonte me armikun e Kosovës, në një marrëveshje ku Serbia del shumë më e fituar se vendet e tjera, si ekonomikisht edhe politikisht.

Nisur nga adhurimi i Rilindjes për serbët, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka vendosur të ironizojë keq ata, ku përmes një statusi në Facebook shkruan se Aeroporti i Rinasit të merrte emrin e këngëtares serbe Lepa Brena.

Zjarr Tv Ad